Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha ministrit të jashtëm iranian se rinovimi i bisedimeve bërthamore me SHBA-në është mënyra e vetme për të zgjidhur konfliktin me Izraelin dhe mosmarrëveshjen për programin bërthamor të Iranit, raportoi Reuters, transmeton Ballkani.info.

Erdogan u takua sot në Stamboll me Abbas Araqchi, zëvendësministër i jashtëm i Iranit, dhe tha se Turqia ishte e gatshme të marrë rolin e ndërmjetësit në rifillimin e bisedimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Presidenti turk tha gjithashtu se sulmi izraelit ndaj Iranit pak para fillimit të mundshëm të bisedimeve me SHBA-në ishte një “akt sabotimi”. /Ballkani.info/