Era Istrefi udhëton në Greqi për këngën e re

Era Istrefi nuk po ndal punën për projektet e reja.

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit imazhe të reja në rrjete sociale, përmes së cilave tregoi se ka udhëtuar për në Greqi.

Këngëtarja, së fundi ka publikuar një video, në të cilën shfaqet e veshur tërësisht në të zeza në Athinë.

Më pastaj, ajo solli pamje nga një studio muzikore në Greqi, përmes së cilës bëri të ditur se është duke punuar për projektet e reja.

Për ndryshe, Era muajt e fundit nuk ka qenë shumë aktive as në rrjete sociale, e kjo gjë bëri që të qarkullojnë thashetheme të ndryshme për të.

Fillimisht u spekulua se ajo ka vdekur, e më pastaj se është shtatzënë, por pas gjitha këtyre ajo tregoi se shumë shpejt do të rikthehet me këngë të re.