Era Istrefi

Era Istrefi paralajmëron këngën e re “Mona Lisa”

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka paralajmëruar projektin e saj muzikor të ardhshëm me titull “Mona Lisa”.

Paralajmërimi u bë përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Postimi përmbante një video të shkurtë ku Era shfaqet në një paraqitje të pazakontë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Me një veshje që tërheq vëmendjen dhe e cila shton më shumë mister rreth asaj që këngëtarja planifikon të sjellë, Era ka bërë me dije se një erë e re muzikore po vjen.

Era Istrefi, e cila ka rrëmbyer zemrat e dëgjuesve me hitet e saj të mëparshme dhe ka një stil unik që e dallon në skenën muzikore, ka lënë të kuptohet se “Mona Lisa” nuk do të jetë përjashtim nga regjistri i saj i këngëve të veçanta dhe të mbushura me energji.

Ndërsa detajet rreth kësaj kënge të re mbeten ende mister, pritshmëritë janë të larta që Era do të vijë me diçka që do të theksojë edhe një herë aftësitë e saj si një artiste kreative.