Era Istrefi darkon me yllin e Instagramit (FOTO)

Era Istrefi mbrëmjen e sontme po e kalon me yllin e Instagramit.

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregon se kush po e shoqëron sonte në darkë.

Këngëtarja ishte veshur me ngjyrë portokalli, ndërsa po relaksohej pranë rep-artistes, Lana Scolaro.

Scolaro më shumë njihet si yll Instagrami, e cila ndiqet nga një numër i madh personash.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Era Istrefi është “Nuk e di”, në bashkëpunim me Norën, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.