Era e madhe shkul lisin në Prishtinë

Pas temperaturave të larta që mbizotëruan sot në vendin tonë, në disa qytete ka pasur edhe rreshebe shiu.

Si pasojë e erërave të mëdha një lis është shkulur nga vendi, te parku i qytetit në Prishtinë.

Në pamje shihen disa persona duke tentuar ta lëvizin lisin i cili i kishte penguar në komunikacion./IndeksOnline/