Enver Petrovci del në pension

Enver Petrovci sot feston ditëlindjen e tij të 65-të.

Enver Petrovci, sot më datë 28 shkurt feston ditëlindjen e tij të 65-të dhe njëherësh pensionimin.

Enver Petrovci njihet si aktori dhe regjisori i cili arriti famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.

Rolet e tij si në teatër ashtu edhe në film nga numri janë shumë. Enver Petrovci vazhdon të jetë pjesë e projekteve të ndryshme ku ende mban fuqishëm primatin e tij në fushën e aktrimit.