Enver Hoxhaj mban sot konferencë për media

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj do të mbajë sot konferencë për media.

Tema e konferencës nuk është e bërë e dituar në njoftim.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot (e mërkurë, 31 mars) konferencë për media, nga ora 15:00, në zyret e Selisë Qendrore”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në ndërkohë sot Grupi Parlamentar i PDK-së pritet që të mblidhet për të diskutuar për ndarjen e komisioneve.