Enver Hoxhaj ia kthen Krasniqit: Pozita e kryeministrit e panegociushme është temë e mbyllur

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate Jakup Krasniqi, i ka bërë ofertë për koalicion parazgjedhor Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi, pohon se për të arritur marrëveshje bashkëpunimi mes NISMA-s dhe PDK-së, kjo e fundit duhet t’i plotësojë disa kërkesa të tyre, duke nisur nga posti i Kryeministrit.

Krasniqi kishte thënë: “Kandidati për Kryeministër nga ky koalicion do të duhej të ishte një kandidat ( shumë kompetent e jo si deri më tani) që nuk është Kryetar i subjekteve politike (është e preferueshme). Mbase në një situatë të tillë, kandidati duhet të jetë nga NISMA Socialdemokrate, Kandidati duhet të disponoj përvojë politike dhe institucionale të njohur nga publiku ynë”, përfundon ai.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Periskopin thotë se pozita e kryeministrit është e panegociushme.

Sipas tij, PDK e ka dëshmuar veten në çdo proces nëpër të cilin ka kaluar Kosova dhe temat e mëdha zgjidhen atëherë kur kjo parti Qeverisë me vendin.

“Qëndrimi ynë është çdo herë i qartë për PDK-në. Në këtë mandate qeverisës është e pa negociushme pozita e kryeministrit. Këtu ka vendosshmëri të plotë, në dy mandatet e fundit ka tregu që realisht temat e mëdha mund të zgjidhen kur PDK është më e madhe dhe kur ne kemi koalicion me qytetarët. Në këto zgjedhje do të shkojmë si subjekt politik i vetëm por se kush mund t’i bashkohet PDK-së para se të fillojë fushtata zgjedhore është çështje që vendimet i merr kryetri dhe kryesia e partisë.

Tutje, Hoxhaj deklaron i vendosur se kjo temë është e mbyllur.

“Është temë e mbyllur”, përfundon Hoxhaj.

loading…