Enrique Iglesias flet për jetën seksuale pas dy fëmijëve

Ish-teniserja Anna Kournikova dhe këngëtari Enrique Iglesias në fund të vitit të kaluar u bënë prindër të binjakëve Nicholas dhe Lucy dhe gjithë vëmendjen e tyre e përqendruan tek ata ndërkohë që jeta e tyre u ndryshoi rrënjësisht.

Megjithatë, ata nuk lejuan që brengat prindërore t’i largojnë nga njëri-tjetri, prandaj pasionin në lidhjen e tyre ende e mbajnë në maksimum.

Në intervistën për gazetën britanike The Sun, Enrique u krenua se jeta e tyre seksuale nuk ka pësuar fare. “Seks ka më shumë se kurrë më parë”, tha ai dhe shtoi se ai dhe gjysma e tij më e mirë po i shijojnë të gjitha kënaqësitë e të qenit prindër. “Ashtu si çdo çift, kemi momente të mira dhe të këqija dhe nuk është gjithmonë e përsosur. Por, në njëfarë mënyre, edhe është,” tha ai.

Ana dhe Enrique u takuan në vitin 2001, kur ajo performoi në klipin për këngën e tij “Escape” dhe u dashuruan. Edhe pse çifti të gjitha këto vite me sukses e fshehën jetën e tyre private nga syri i publikut, Enrique në intervistë foli edhe për faktin se sa e rëndësishme është partnerja e tij për të. “Është e pabesueshme ta shohësh se si gjendet në rolin e nënës,” tha këngëtari.