Enis Bytyqi publikon këngën e re “Melodi”

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka publikuar të premten këngën e tij më të re.

“Melodi” mban titullin kjo këngë, e cila është ritmike dhe RnB.

Producent i këngës është Rzon, i cili është kujdesur për muzikën dhe tekstin.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtari nga Ferizaj vjen me një performancë atraktive.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni XL Films dhe Martin Flindt.