Enis Bardhi pranë Espanyolit

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të largohet nga skuadra e Levantes për t’u transferuar tek Espanyoli.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të dielën se Espanyoli tashmë ka nisur negociatat me Levanten për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

24-vjeçari shihet tek Espanyoli si përforcim i duhur për repartin e mesfushës për edicionin e ri.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro. Ai ka kontratë me Levanten deri në vitin 2022, kurse në La Liga ka shënuar 12 gola dhe ka pesë asistime në 62 ndeshje.