Gjatë ditës së sotme, kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, është takuar me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Në disa foto të siguruara nga mediumi ynë, shihet Artan Behrami duke pirë kafe me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Endrit Thaçi vazhdimisht e ka mbështetur kandidaturën e Artan Behramit për deputet, pasi ky i fundit konsiderohet si një nga njerëzit më lojalë dhe më besnikë të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Takimi i tyre ka tërhequr vëmendjen e mbështetësve të PDK-së, duke u interpretuar si një shenjë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për kandidaturën e Artan Behramit.