TAKIMI

Endrit Shala përfaqëson Nismën në takimin e sotëm me Vjosa Osmanin

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani pritet të vazhdoj edhe sot takimet me subjektet politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Sot ftesë për takim ajo i ka dërguar Nismës Socialdemokrate. Nismën në këtë takim pritet ta përfaqësoj Endrit Shala, shef i Grupit Parlamentar të këtij subjekti.

Takimi sipas zyrtarit për informim të Nismës, Leotrim Berisha do të mbahet nga ora 11:00. Pas takimit, Shala pritet të deklarohet para medieve.