Këngëtari Seldi Qalliu është më i komentuari në faqe rozë sa i përket historive të dashurisë. Vitin e kaluar pati një lidhje me Mimoza Shkodrën, e cila mori fund pas disa muajsh.

Këtë vit solli projektin muzikor “Ska dashni” në duet me Keisin, vajzën e këngëtarit Sabian. Pati shumë spekulime se kanë nisur një romancë të bukur, por cdo gjë u sqarua nga Keisi e cila pranoi se Seldin e ka mik që në fëmijëri.

Së fundmi, në një postim në Instagram, Seldi ka treguar se është ende beqar dhe në kërkim të dashurisë.