Zveçan

Ende asnjë votues në Zveçan

Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan – të dielën e 21 prillit votojnë për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.

Deri më tani është parë dalje e ulët e qytetarëve për të votuar, ndërsa në komunën e Zveçanit nuk ka votuar askush deri më tani.

Ky proces po mbahet teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve në katër komunat e banuara me shumicë serbe.

Votimet që kanë nisur nga ora 7 e mëngjesit po zhvillohen teksa Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit.

Për t’i shkarkuar kryetarët, duhet votuar 50 për qind plus një votues që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.