Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen dhe t’i festojnë të sigurtë festat e fundvitit.

MSH ka ftuar të gjithë banorët pa dallim që t’i pranojnë dy dozat e vaksinës dhe atë përforcuese për ata që i kanë pranuar dy të parat, si e vetmja formë e përballjes me virusin.

Në Kosovë nuk është ende prezent varianti Omicron i coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë rezultatin e mostrave të analizuara për variantin Omicron në Gjermani, të cilat kanë rezultuar negative.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili tha se të gjitha mostrat kanë dalë negative.

Në anën tjetër, varianti i COVID-19 Omicron tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije sot kryetarja e Komitetit të Ekspertëve.