Enca tregon a është shtatzënë

Këngëtarja e njohur Enca ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe njëri prej tyre i ka habitur të gjithë me atë që ka shkruar.

“Ti ishe shtatzënë. Ku është? Çfarë ndodhi?”, i ka shkruar ndjekësi. Enca e habitur, nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke u shprehur se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Duhet të jesh duke folur për ndonjë shtatzëni nga ushqimet…Besoj se nuk do të mbetem shtatzënë për një tjetër 5 vjeçar,” ka sqaruar këngëtarja.