Enca s’e ndien të ftohtit, filmohet me bikini në ballkon

Enca nuk ‘harron’ të provokojë me linjat trupore në secilën paraqitje.

Enca Haxhia është një prej emrave më të komentuar të estradës dhe këtë për paraqitjet e saj.

Mëngjesin e sotëm, artistja e nisi me një video, në të cilën shfaqet gjysmë e zhveshur në ballkonin e vendit ku po qëndron.Image

Ajo kishte veshur një palë bikini sipër, ndërsa ishte mbuluar paksa me një xhaketë prej pelushi.

Enca po bëhej gati të futet në xhakuzi, ndërsa në sy të bie qaforja me kryq në fyt si dhe grimi i tepërt që kishte vendosur në fytyrë.

Artistja ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re, por ende nuk ka dhënë datë të lansimit të saj.

Image