“Balad” është një prej projekteve më të fundit të këngëtares Enca Haxhia, të cilën e kishte lansuar në muajin shkurt.

Këngëtarja i ka paralajmëruar fansat e saj se këngët e radhës do të jenë më ritmike dhe më argëtuese.

Dhe tani, Enca në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar se së shpejti do të lansojë projektin e ri dhe do jetë një super hit. Madje, ajo u ka lënë hapësirë fansave të komentojnë se me kë dëshirojnë të bashkëpunojë ajo.

https://www.instagram.com/p/BxNSVcegF8M/?utm_source=ig_embed

Pritet të shihet se me kë do vijë në bashkëpunim Enca dhe të gjitha materialet e tjera muzikore që do i mësoni në ditët në vijim.