Enca interpreton një fragment të këngës së re

Enca Haxhia ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, falë pushimeve luksoze në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këngëtarja shqiptare ka qenë aktive në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 2.3 milionë ndjekës, me shpërndarjen e imazheve nga çastet e këndshme që i ka kaluar atje.

Në ndërkohë, ajo duket se tashmë e ka gati projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë së shpejti. Pikërisht kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo e ka shpërndarë një video në Instagram, në të cilën paraqitet duke e kënduar një fragment të këngës së re.

“Sa keq për ty…”, është vargu që ka zgjedhur Enca të interpretojë nga kënga e re që do të lansohet në një të ardhme të afërt.