Enca fotografohet me gjarpërin gjigant

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, ditë më parë ka udhëtuar për pushime drejt Dubait.

Ajo vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi nga atje, duke lënë të kuptohet se këto pushime po i shijon shumë, shkruan Reporteri.net.

Ajo atje ka vizituar edhe kopshtin zoologjik, ku është fotografuar edhe me një gjarpën gjigant të llojit piton.

“I dua kafshët” ka shkruar ajo sipër fotografisë të publikuar në rrjetin social Facebook.

Kjo fotografi ka marrë shumë reagime nga fansat e këngëtares.