Enca edhe këtë herë vë në pah linjat trupore

Ajo sigurohet që gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes me anë të postimeve që publikon.

Dhe Enca Haxhia edhe këtë herë ka rrëmbyer vëmendje me pozën atraktive që e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo shfaqet e veshur me një palë xhinse dhe ‘bodysuit’ teksa imazhin e ka shoqëruar me një mesazh “Nëse e gjen veten në storie të gabuar, leje”

Bukuroshja 23 vjeçare komentohet gjithnjë për format trupore dhe nuk ngurron t’i vë në plan të parë.

E njëjta është tejet aktive edhe në muzikë derisa ka arritur të mbledhë një numër të madh të fansave gjithandej.

Sa i përket projekteve muzikore, të fundit këngë që ka lansuar është “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.