Enca agjëron muajin e Ramazanit?

Ajo është pyetur nga fansat e saj.

Muaji i shenjtë i Ramazanit tash e disa ditë ka filluar.

Përveç njerëzve të thjesht të cilët janë besimtarë dhe e agjërojnë këtë muaj nuk mungojnë edhe fytyrat publike.

Këngëtarja, Enca Haxhiu është pyetur nga ndjekësit e saj se a po a e agjëron këtë muaj. Përmes rubrikës Pyetje dhe përgjigje, ajo tha se nuk është duke e praktikuar por i respekton të gjithë ata që e agjërojnë.

Ndryshe, artistja shqiptare zbuloi se njëri nga projektet e saj muzikore do të lansohet këtë verë.