Empoli befason Napolin

Empoli ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Napolit.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Farias i dha epërsinë Empolit kur po luhej minuta e 28-të. Kurse Napoli arriti të barazojë shifrat në minutën e 44 përmes Zielinskit që shënoi pas asistimit nga Miliku.

Në pjesën e dytë Empoli arriti të shënojë edhe golin e fitores në minutën e 53-të përmes Di Lorenzos.

Tani në vendin e dytë Napoli ka 63 pikë, derisa Empoli në vendin e 17 ka 28 pikë, dhe kjo fitore i shton gjasat edhe më tepër për mbijetesë.