Ish kapiteni

Emocionohet Lorik Cana, uron për Ushtrinë e Kosovës

Pas miratimit të pakos së ligjeve që e bën Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe transferimin e FSK-së në Ushtri, i pari që ka uruar është ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një postim në Instagram ka shkruar se ndihet i lumtur me formimin e kësaj ushtrie.

“Urime krijimit të Ushtrisë së Kosovës, një e drejtë e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, rajon dhe më gjërë. Kjo ushtri gjithashtu do t’i kontribuon edhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vende të ndryshme të rajonit dhe botës duke qenë në një të ardhme të shpejtë si pjesë e NATO-s”, ka shkruar Cana.