Emina Çunmulaj shijon pushimet me bashkëshortin në Saint-Tropez, duket tërheqëse në pozat me bikini

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, duket se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime me familjen e saj.

Në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur dhe aktive, ajo ka publikuar disa fotografi nga plazhi ku shihet teksa i shijon ditët e ngrohta në det.

Në imazhin e fundit të publikuar në Instagram, Çunmulaj ka pozuar pranë bashkëshortit të saj në anije.

Ajo ka treguar linjat e saj atraktive në bikini, pasi edhe nënë e dy vajzave, Emina po arrin të jetë në top formë.

Familja janë duke i kaluar pushimet së bashku në një nga destinacionet më luksoze, në Saint-Tropez.

Përndryshe, javë më parë ajo u rikthye në vendlindje, në Mal të Zi, për të shijuar disa ditë të mira pushimi te familjarët e saj.

loading…