U shtrua në spital

Emery konfirmon lëndimin e rëndë të Wellbeck

Trajneri i Arsenalit, Unay Emery konfirmoi se Danny Wellbeckut iu desh të shkonte në spital për vlerësime shtesë pas lëndimit që e pësoi në gju përballë Sporting Lisbonës mbrëmë në Europa League.

Wellbeck u rikthye në formacionin bazë të “The Gunners”, ndërsa humbi edhe një rast të mirë në fillim të takimit.

Momenti i lëndimit ndodhi pas gjysmë ore lojë, derisa Wellbeck u përplas me portierin e portugezëve, Renan Ribeiro ndërsa duke u rrëzuar e zuri gjurin keq.

“Lajmet më të këqija sonte janë këto lëndime. Mendojmë se janë lëndime serioze. Wellbeck është shtruar në spital, na duhet të presim. Danny ishte duke punuar shumë, ai është një person i mirë, përkushtimi i tij është shumë i nevojshëm për ne. Lëndimi është goditje e madhe për të, për ne dhe për të gjithë”, deklaroi Emery.

Trajneri spanjoll zbuloi se lëndimi i Lichsteiner që e detyroi mbrojtësin zviceran të largohej nga loja 16 minuta para fundit nuk është serioz.