Kosta Rikani

Emery e dëshiron Navasin në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, shpreson që ta transferojë portierin e Real Madridit, keylor Navasin për vitin e ardhshëm.

Portieri nga Kosta Rika, e ka humbur vendin e parë në formacionin e Santiago Solarit që prej se ka ardhur Thibaut Courtois nga Chelsea gjatë verës.

Navas dëshiron të luajë më shumë, dhe nga 1 janar mund të largohet nga “Bernabeu”.

Emery e dëshiron Navasin si zëvendësues të veteranit Petr Cech.

Reali e vlerëson portierin me çmimin e 13 milionë eurove.