Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në ”Trepça”, kanë emëruar Hysen Vrajollin, ushtrues detyre i Kryeshefit të kësaj ndërmarrje.
Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi bordi shkarkoi kryeshefin Basri Ibrahimi.
Në një prononcim për klankosova.tv, Hysen Vrajolli u shpreh se detyra e re i është dhënë për një afat të caktuar derisa të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit.
Ai e vlerësoi lartë përzgjdhjen të cilën bordi e bëri për angazhimin e tij në këtë pozitë.
Hysen Vrajolli ka përvojë 36 vjeçare në miniera dhe tha se e njeh mirë këtë fushë.







