Elton John thotë se Michael Jackson ishte i ‘sëmurë mendor’

Muzikanti dhe pianisti i famshëm anglez, Elton John, e ka quajtur yllin e muzikës pop, Michael Jackson, të sëmurë mendor.

Këngëtari, i cili pritet së shpejti të publikojë librin e tij më të titulluar “Me”, në këtë vepër është ndalur më shumë tek Jackson. Në të ai shkruante se njiheshin prej kohësh dhe se vitet e fundit të jetës së tij, ylli i popit nuk ishte më njësoj.

Ndër të tjerash, muzikanti thekson se gjendja e tij mendore ishte e rënduar. “E kam njohur Michaelin që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presleyn. Një Zot e di se çfarë droge po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, ka treguar ai.

Elton po ashtu rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michaelin, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Eltonit.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve”, shprehet John.

Ndryshe, libri i Elton John, “Me”, do të publikohet të martën, por disa media ndërkombëtare kanë mundur të sigurojnë kopje të tij dhe diskutimet rreth atyre çfarë shkruhen kanë filluar prej kohësh.

loading…