Elon Musk thotë se Instagram “i çon njerëzit në depresion” dhe Twitter “i zemëron ata”

Drejtori ekzekutiv i Twitter, Elon Musk, thotë se Instagram i çon njerëzit në depresion dhe Twitter i zemëron ata.

Të dielën, Musk pyeti ndjekësit e tij në Twitter se cila platformë ishte më e mirë, duke postuar në Twitter: “Instagram i çon njerëzit në depresion dhe Twitter i zemëron njerëzit. Cila është më mirë?”.

Një llogari në Twitter u përgjigj se Twitter nuk i zemëron por i bën të qeshin. Por Musk u përgjigj duke thënë se ai qesh shumë në Twitter, përcjell Telegrafi.

Musk ka shprehur rezervat e tij për Instagram-in edhe më parë.

Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, gjithashtu ka pyetur veten nëse njerëzit duhet të përdorin më pak mediat sociale.

Në përgjigje të një përdoruesi të Twitter-it, i cili ndau një studim të vitit 2021 nga Qendra e Studimeve për Jetën Amerikane, që zbuloi se rrethet shoqërore të njerëzve ishin tkurrur në tre dekadat e fundit, Musk tha: “Ndoshta duhet të shpenzojmë më pak kohë në mediat sociale …?”.