Eliza Dushku shtatzënë, e dëshmojnë këto imazhe

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku është shtatzënë.

Aktorja, Eliza Dushku konfirmoi për Us Weekly se ajo po pret fëmijën e parë me burrin e saj, Peter Palandjian, shkruan people transmeton lajmi.net.

Dushku dhe CEO i Korporatës Interkontinental ‘Real Estate Corporation’, 54 vjeçari morën pjesë në shfaqje së bashku, ku aty u bë e ditur se Dushku është në pritje të ëmbël.

Ndryshe, Dushku u martua me Palandjian në qytetin e tyre të lindjes, në Boston në gusht të vitit 2018, një vit pas shpalljes së fejesës së tyre.

Eliza, është ndër të parat shqiptare me njohje ndërkombëtare e cila u bë e famshme me rolin e saj në filmin shumë të shikuar, “Worng Turn”.