Elita dhe Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë, zbulojnë gjininë e fëmijës

Në një ambient të bukur, dekoruar me shumë shije, Elita dhe Gjiko kanë zbuluar se po bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti do të kenë një vajzë. Lajmin e publikoi vetë prezantuesja nëpërmjet një shkrimi në Instagram.

“Jemi shume te lumtur qe familjes tone po i shtohet nje vajze💝 @gjikotheflyboy ! Faleminderit Zot 🤲🏻”, ka shkruar Elita.

Ata janë prindër të një djali 19 muajsh.