Elinel dhe YA NINA sjellin këngën e re “Rich”

Elinel dhe YA NINA kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“Rich” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për melodinë është përkujdesur edhe artistja.

Masterizimi u bë nga Lorenc Avaxus Aliaj me video nga Kreshgram.

Këngën e plotë tashmë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit të njohur.

YA NINA edhe pse një emër i ri në skenë po pëlqehet mjaft shumë për stilin dhe mënyrën e të të interpretuarit.

Ajo ka sjell edhe këngë solo që janë pritur mirë nga publiku dhe kanë rezultuar të suksesshme. /Telegrafi/