Elgit Doda dhe Klodian Kodra sjellin “TL 2”

Elgit Doda dhe Klodian Kodra kanë publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“TL 2” mban titullin bashkëpunimi i tyre, që është vazhdim i këngës së famshme “Toxic Love”.

Teksti është shkruar nga vet artisti, i cili njëherësh është përkujdesur edhe për producimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja me video të kompletuar nga Fullmoon Production.

Protagonist në klipin e “TL” ka qenë prezantuesi Donald Veshaj, madje kënga mori hov të madh gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti i kaluar ka kaluar shifrën e 36 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Pritet të shihet në vazhdim për suksesin që do të ketë “TL 2”.