Për anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim u mbajt trajnimi me temën “Profili i personave të zhdukur”, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ligjërues në këtë trajnim ishte kapiteni Gregory Davis, i cili posedon mbi 30 vjet përvojë në fushën e Kërkim-Shpëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ligjëratës, ai ndau përvoja praktike, metoda bashkëkohore dhe raste konkrete nga terreni, duke theksuar rëndësinë e analizës së profilit të personave të zhdukur për suksesin e operacioneve.

Trajnimi u vlerësua si tejet i dobishëm nga pjesëmarrësit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit të mëtejmë të ekipeve të kërkim-shpëtimit në Kosovë.







