Ekspertët në OBSH paralajmëruan se COVID “nuk është zhdukur” dhe “nuk do të zhduket”

“Epidemia COVID-19 mbetet ‘e brishtë’ në të gjithë rajonin evropian”, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa rastet rriten në Evropën Qendrore, Ballkan dhe Kaukaz.

“Ne nuk mund të themi se jemi në një situatë të qëndrueshme në të gjithë rajonin për momentin”, tha Dr. Catherine Smallwood nga Programi i Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së në një konferencë për shtyp.

Rajoni evropian i OBSH-së, përbën 40% të rasteve globale, tha Kluge, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore ishin “shqetësuese”.

Sipas të dhënave, Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia kanë numrin më të lartë në rajon të rasteve me COVID-19 për 100,000 banorë, në dy javët e fundit.

Ekspertët në OBSH paralajmëruan se COVID “nuk është zhdukur” dhe “nuk do të zhduket”.