Pas vendimit të ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla që t’i heqë rrethojat metalike nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ka pasur reagime të shumta.
Ka pasur të tillë që kanë thënë se ky është një hap i fundit i qeverisë Kurti para largimit, që t’ju mundësojë protestuesve të mundshme që të hyjnë me lehtë në objektin e qeverisë.
Ky vendim është konsideruar edhe i qëllimshëm pak para largimit të VV-së nga qeveria, pasi që është marrë në një kohë të ndjeshme për vendin.
Mospajtime ka shprehur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Ballkani.info ka siguruar shkresën zyrtare që Rashit Qalaj ia ka dërguar Arton Berishën, sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës.
Në këtë shkresë, Qalaj shpreh shqetësimin e tij për heqjen e rrethojave në objetin e Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Presidencës.

Në shkresën ekskluzive që e ka siguruara Ballkani.info, Qalaj thotë se në atë pjesë ku janë këto institucione organizohen pritjet ceremonial me rastin e vizitave të burrështetasve më të lartë të vendeve të huaja.
Më tutje në shkresë thuhet se në këto hapësira janë të vendosur edhe serverët shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, që është jetike për funksionim e punës normale për zyrat e kësaj ministrie.
Si konkludim në shkresë theksohet se ky veprim, sjellë deri tek ulja e sigurisë të punëtorëve që në këtë rast, janë figura publike-politike, andaj kërkohet që ky projekt të implementohet kur të krijohen rrethanat e volitshme për zbatim.

“Mbetet në autoritetin vendimmarrës të vendos në lidhje me këtë projekt, ndërsa NJVKRR-ja është e gatshme të bashkpunoj me ekipin për planifikim dhe të jep rekomandimet e nevojshme në aspektin e sigurisë, rreth shtrirjes së hapërsirave për kalimin e këmbësorëve”, mbyllet shkresa. /Ballkani.info/








