Janë numëruar afro 70% e vendvotimeve në nivel vendi për kandidatët për deputet.

Ballkani.info ka mësuar ekskluzivisht votat e kandidateve të gjinisë femrore nga radhët e PDK-së, ku prinë Sala Jashari nga Skenderaj, më hiç më pak se 18.700 vota në nivel vendi.

Pas Jasharit, numri 2 më i votuar është Vlora Çitaku me 400 vota më pak, apo 18.300 vota, derisa diçka më larg, si e treta është deputetja aktuale, Ganimete Musliu më 14.700 vota, shkruan Ballkani.info.

Deputetja tjetër e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka marrë numër të konsiderueshëm të votave, duke u rënditur si e katërta  me 10.200 vota, derisa pasojnë Ariana Musliu Shoshi me 9700, kryetarja e Rinisë Demokratike Arbnore Salihu me 7700 dhe Eliza Hoxha me 7100 vota.

Suksesi i madh i Sala Jasharit erdhi edhe si shkak i mbështetjes nga një rreth i gjerë i emrave të njohur, derisa publikisht e ka mbështetur edhe atdhetari i shquar, e bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Hektor Beqiri.