Ekipit të Hotit i bashkohet mjeku i mirënjohur

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ekipi po i kompletohet dhe sot i është bashkangjitur edhe dr. Visar Berisha, i cili sipas Hotit, do të ofrojë ekspertizë në dy fusha.

“E para, në realizimin e programit qeverisës në shëndetësi, përfshirë sigurimet shëndetësore, furnizimi me barna, efikasiteti në institucione shëndetësore, zhvillimi i protokolleve detale shëndetësore, hapjen e klinikave të reja për shërbime mjekësore që tani bëhen jashtë vendit, etj”.

“E dyta, në integrimet ndërshqiptare për të rritur rolin gjeopolitik të shqiptarëve në regjion dhe më gjërë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë se Visari është i biri i ish kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.