Ekipi i “Once Upon a Time in Hollywood” mori ovacione treminutëshe në Kanë

Ditë më parë në Festivalin e Filmit në Kanë është dhënë premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”, në realizimin e të cilit janë përfshirë emra të mëdhenj të kinematografisë botërore.

Menjëherë pas premierës së filmit “Once Upon a Time in Hollywood”, ekipi i këtij filmi është befasuar nga duartrokitjet dhe brohoritjet e gjata që i ka marrë nga të pranishmit, të cilat kanë zgjatur rreth tri minuta.

Për nevojat e këtij filmi, filmbërësi legjendar, Quentin Tarantino, ka angazhuar në rolet kryesore hamshorët hollivudianë, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Ndërsa në role dytësore luajnë Margot Robbie, Kurt Russell, Timothy Olyphant, Dakota Fanning, Luke Perry, Margaret Qualley e Al Pacino.

Ngjarja përcjell jetën e dy aktorëve, të cilët përpiqen ta gjejnë vendin e tyre në ‘Hollywoodin e ri’, ku seksi, droga dhe roku, fillojnë të shfaqen në mënyrë revolucionare.