Eiffeli fik dritat në nderim të Khashoggit

Kulla Eiffel fiku dritat mbrëmë për një minutë në kujtim të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i vrarë në konsullatën e vendit të tij në Turqi, sipas UNESCO-s, që rikujtoi se 2 nëntori është “Dita Ndërkombëtare kundër Mosndëshkimit për Krimet kundër Gazetarëve”.

Fikja e dritave në Eiffel u vendos pas iniciativës së shoqatës së ‘’Gazetarëve pa Kufij’’ e cila organizoi një konferencë shtypi .

“Jamal Khashoggi u vra sepse donte të shkruante e të fliste lirshëm”, tha Fabiola Badawi, një kolege e  gazetarit të vrarë të ftuar nga RSF.