Eibari deklason Real Madridin (Video)
Real Madridi ka pësuar humbjen e rradhës në La Liga teksa sot në mesditë është mposhtur 3-0 nga Eibari në udhëtim.
Eibari kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin e Gonzalo Escalantes, i cili e shndërroi në gol një top të mbetur para portës së Thibaut Courtois, ndërsa u nevojit edhe ndërhyrja e VAR-it për ta konfirmuar këtë gol.
Vazhdimi i pjesës së parë u kontrollua nga vendasit që qarkullonin topin me thjeshtësi, ndërsa kërcënimi i vetëm i “Los Blancos” ishte një goditje e Gareth Bale nga gjuajtja e lirë.
Eibari e filloi furishëm pjesën e dytë derisa realizoi dy gola të shpejtë brenda 5 minutave, me autorë Enrich dhe Kike.
Trajneri i mbretërve, Santiago Solari u mundua të reagojë me inkuadrimin e Iscos dhe Vinicius Junior por deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me argjentinasin që e provoi shijen e humbjes për herë të parë në stolin e Real Madridit pas 4 fitoreve rradhazi.
Real Madridi pas kësaj disfate mbetet në pozitën e 6-të me 20 pikë gjersa e ka humbur mundësinë të përfitojë nga përballja direkte Atletico Madrid-Barcelona që zhvillohet këtë mbrëmje.
🐍 #Courtois At It Again. #EIBRMA #HalaMadrid 😂 pic.twitter.com/ENWpbmGinN
— ɱเ૨αčเć ™ (@Miracic_) November 24, 2018
https://www.youtube.com/watch?v=zyF5sfFbim0
https://twitter.com/nina_liy/status/1066325840596795392