Efi-Luizit: Fokusohu te vetja, mos u mundo më të ngresh njeri

Efi Dhedhes ishte banorja që rihyri në Big Brother VIP për të vazhduar ekspereincën dhe garën për çmimin e madh.

Pas rikthimit në shtëpinë e famshëm, Efi u bë sërish ndër banoret më të komentuara duke krijuar shumë debate me banorët e tjerë.

Por, ajo po e vazhdon shoqërin me Luiz Ejllin, aty ku e la pas elelminimt të saj të parë dhe këtë po e dëshmo vazhdimisht.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Edhe në një diskutim të fundit që Efi kishte gjatë ditës së sotme me Luizin, ajo ka tentuar që t’i jepte disa këshilla këngëtarit shkodran.

Efi i tha që ai duhet të fokusohet tek vetja dhe të mos e ndihmonte askënd më në këtë aventurë, por të synonte fitoren.

“Ti gjëja e mirë që duhet të bësh është të fokusohesh te vetja jote, mos harro qëllimin dhe lëri njerëzit e tjerë, ti do të fitosh? Fito, se kush do të jetë pas teje nuk ka rëndësi, na lërë ne që duam të mundohemi, mos u merr më të ngresh njeri, e me debate, kanë mbetur edhe pak ditë mos harro”, i tha Efi.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç Efit banorët e tjerë që u rifutën janë edhe Kiara, Ronaldo dhe Bledi.

Katërshja e banorëve që rihynë për të dytën herë në BBVA janë të nomnimuari e kësaj jave dhe njëri nga ta pritet të largohet sonte (e martë) gjatë spektaklit të radhës. /Telegrafi/