Efi dhe Nita “pikiatë” ndjekësish në Instagram, kush mban fronin për prurjet e reja këtë javë

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?

Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

5. Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në “Instagram”, duke patur një rënie prej plot 14 mijë ndjekësish. Ajo kishte 566 mijë ndjekës dhe tani ka kaluar në 552 mijë.

4. Pas shumë situatave të ndodhura në shtëpi javën e fundit dhe debateve ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka humbur 2200 ndjekës në “Instagram” këtë javë, duke shkuar nga 102 mijë në 99.8 mijë ndjekës.

3. Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë vetëm 300 ndjekës më shumë në llogarinë e tij të “Instagram”-it, duke shkuar në 19.7 mijë ndjekës.

2. Në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë Krist Aliaj ka fituar 5600 ndjekës më shumë dhe nga 84.3K ka shkuar në 89.9K ndjekës.

1. Në vend të parë të “Social Top 5” është Dea Mishel, e cila spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP” u zgjodh si finalistja e tretë. Ajo ka fituar plot 9 mijë ndjekës këtë javë.