Apo rastësi?

Efekti Dua Lipa, Bora akuzohet për kopjim

Dua Lipa solli në trend një nga ngjyrat më të bukura të flokëve, siç është e kuqja.

Duket se ky trend nuk kaloi pa u vënë re nga shumë personazhe publike, si Dafina Zeqiri, Sara Hoxha e shumë të tjera, të cilat ndryshuan look-un e tyre.

Së fundmi ndryshime në look ka bërë edhe moderatorja Bora Zemani, të cilën prej shumë kohësh e kemi parë vetëm me ngjyrën e zezë të flokëve.

Përpos komenteve shumë të bukura që ajo ka marrë, ka edhe shumë të tjerë që shprehin se ka kopjuar Dua Lipën.

Ne gjithsesi mendojmë se ky stil i ri i qëndron kaq bukur asaj.