Efektet e taksës: Serbia deri në fund të dhjetorit do t’i humbas 50 milionë euro
Taksa 100 për qind e vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja vazhdon ta mbajë të alarmuar Serbinë.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Tregtisë të Serbisë, Rasim Lajiq, taksa mund t’i shkaktojë humbje Serbisë 50 milionë euro deri në fund të dhjetorit.
“Çdo ditë biznismenë të ndryshëm paraqiten në ministrinë e Tregtisë dhe ankohen për këtë. Madje është e paqartë ngase mallrat atje nuk mund të arrijnë sepse Kosova kërkon që dokumentacioni t’i referohet si shtet”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Ai tutje ka kërkuar presion të vazhdueshëm nga ndërkombëtarët që Prishtina të tërhiqet nga ky vendim.
E pikërisht Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që të tërhiqet nga vendimi për taksë.
Serbia gjatë vitit të kaluar ka shitur mallra në Kosovë në vlerë prej 450 milionë eurosh. /Ballkani.info/