ish-kryenegociatorja

Edita Tahiri: Hashim Thaçi luftëtar e çlirimtar, e çmoj shumë

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka folur në Pressing të T7 edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Tahiri tha se e vlerëson Thaçin fillimisht si luftëtar dhe çlirimtar.

Por shton se ka vlerësim për të edhe për mënyrën sesi e kishte hapur PDK-në për profesorët e asaj kohe.

Më tutje, Tahiri ka thënë se Thaçi kur bëri koalicion me të nuk e kishte paragjykuar për të kaluarën në LDK.

”E vlerësoj lartë Hashim Thaçin, si një luftëtar, çlirimtar, si një njeri në Rambuje që bën vendimin e madh që e nënshkruan marrëveshjen duke bërë që të bombardohet Serbia. Pas luftës mendoj se ka bërë një transformim politik. Shumë i hapur ndaj vlerave, kur e bëri PDK-në aq mirë e hapte partinë për klasën e profesorëve. Hashim Thaçi i hapi rrugët për krejt profesorët që e shtuan mendimin. Madje edhe kur e bëri koalicionin e mua, ka thën se kjo e LDK-së”, ka thënë Tahiri.