Edhe Xhaviti Haliti del kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e çoi vendin në zgjedhje

“Besoj se do të jem në garë, por ajo që nuk do ta kisha dëshiruar shumë është të mos bëhen grupacione brenda partive politike, ose forma të ndryshme të grupimeve, pra, për të punuar mirë e mbarë duhet të mos ketë lufta brenda llojit, të mos lobojmë kundër njëri-tjetrit”

Kështu deklaroi Xhavit Haliti, përfaqësues i PDK-së, në ”Imazh”, në RTK.

Ndër të tjera ai foli për mungesën e tij në legjislaturën e fundit, ku sipas tij ka qenë një pushim i mirëseardhur, ngase ai tha se ndihej i lodhur nga puna dhe aktiviteti i gjatë.

Tutje ai shprehu vlerësimin lidhur me deputetët e legjislaturës së fundit, që sipas tij ishte e dhembshme kur deputetët nuk ishin të përgjegjshëm për të punuar në Kuvend.

Ai hodhi idenë që për ndryshimin e ligjit për Kuvendin, që të penalizojë deputetin që nuk bëhet i përgjegjshëm karshi punëve në Kuvend.

Por ai hodhi fajin edhe te grupet parlamentare që sipas tij nuk ka qenë e përgjegjshme.

Më tej ai foli për PDK-në në përgatitjen në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tij, krye temë do të jetë ekonomia dhe kujtoi legjislaturën e fundit, premtimet e tyre për luftën kundër korrupsionit që nuk u realizua, ndërkohë që foli edhe për koalicionet e mundshme mes PDK deh partitë tjera.

”Ende s’kemi bërë ndonjë marrëveshje me partitë tjera për koalicion me partitë tjera të vogla, ndonëse partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte partisë sonë. Nëse jemi koalicion, duhet të kemi grup parlamentar unik, jo të çarë”, theksoi ai.

Tutje Xhaviti hodhi kritika ndaj GjK lidhur me disa vendime të saj ndaj veprimeve në Kuvend në të shkuarën.

“Fjala vjen deputeti ka imunitet, nuk ka mundësi ta dërgojë në Prokurori deputetin pa ia hequr imunitetin as pa lajmëruar kryetarin e Kuvendit, etj., përveç nëse kapet në ndonjë veprim të rëndë.Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi, jo GjK, por ne kemi bërë praktikë në respektimin e vendimeve të saj deri më tani”, deklaroi Haliti.