Edhe Supremja konfirmon pafajësinë e Mekajt

Gjykata Supreme ka vërtetuar vendimin e dy shkallëve të gjykatave në lidhje me rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Mekaj ishte shpallur i pafajshëm nga dy shkallët e gjykatës.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të cilën Supremja e ka konsideruar të pabazuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Mekaj ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës.